Komuna e Prishtinës | Foto: KALLXO.com

Kryetarët e Komunave Shqiptare së Bashku në Prishtinë për 10 Vjetorin e Pavarësisë

Kryeqyteti i Kosovës ka mbledhur sot Kryetarët e gjashtë Komunave me shumicë shqiptare në Ballkan për një konferencë të përbashkët në seancën solemne të Kuvendit Komunal të Prishtinës.

Erion Veliaj nga Tirana, Teuta Arifi nga Tetova, Arben Taravari nga Gostivari, Shqiptrim Arifi nga Presheva, Mytaher Haskuka nga Prizreni dhe Arian Murati nga Ulqini janë mbledhur në takim të përbashkët me Shpend Ahmetin nga Prishtina.

Konferenca e përbashkët pritet të mbahet në orën 14 e 30.

Ky takim është pjesë e punimeve të konferencës së dytë të ‘Unionit të Bashkive Shqiptare të Rajonit’.