Kryesindikalisti: Parlamenti i kaluar i ka falur 12 milionë euro kompanisë së Blerim Devollit

Gjatë raportimit para Komisionit hetimor parlamental për gjendjen e Telekomit të Kosovës, kryetari i Sindikatës së Telekomit të Kosovës, Lami Balaj ka thënë se Z-Mobile i ka borxh Telekomit rreth 12 milionë euro të cilat nuk i ka paguar kurrë.

Balaj ka treguar se në përgjithësi Telekomi i Kosovës është dëmtuar me 34 milionë euro nga falja e borxhit publik. Këtu ai ka llogaritur borxhin e Z-Mobile, klientëve dhe Bankës kreditore

“Ne jemi dëmtuar shumë e tepër nga falja e borxhit publik me një shumë prej 34 milionë euro nga falja e borxhit nga Parlamenti i kaluar. Afër 11 milionë është Banka kreditore ndërsa rreth 13 milionë na kanë borxh klinetët tanë, ndërsa Z-Mobile na ka 12 milionë të cilat nuk na ka pagu kurrë”, tha ai.  Tutja ai tha që Telekomi nuk falimenton pavarisht problemeve të cilat i ka.

Z.Mobile është në pronësi të Blerim Devollit.

KALLXO.com është në pritje të përgjigjes nga Z.Mobile.