Kryesia e Kuvendit - 01.03.2019
Kryesia sot vendos për seancën e jashtëzakonshme për ikjen e rinisë nga Kosova
11.4.2019 - 07:04
Sot do të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare, ku do të shqyrtohet kërkesa e 41 deputetëve për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme.
Ndryshe kjo kërkesë bëhet nga deputetë të opozitës dhe disa deputetë tjerë të partive në pushtet.
41 deputetët nënshkrues të kësaj seance kanë kërkuar mbajtjen e debatit parlamentar lidhur me zbrazjen e Kosovës nga të rinjtë, si rreziku më i madh që i kanoset vendit që nga paslufta.