Ky projekt pritët të fillojë së pari Shkolla e Mesme e  Lartë Profesionale “Gjin Gazuli”. Sipas Drejtoreshës së Arsimit në Prishtinë, Shpresa Shala, duke u bazuar në hulumtimin e nevojave të tregut të punës në komunën e Prishtinës u propozuan që në këtë shkollë do të hapen gjashtë profile.

“Profilet që do të hapen janë TI-Zhvillues i aplikacioneve TI-Teknik i Sistemeve të TI-së TI- Teknik i Informatikës së Biznesit Profesionet e elektros-Teknik i elektroteknikës Profesioni i Dizajnit Grafik- Teknik i Dizajnit grafik, Teknik për dizajnimin e mediave interaktive”, ka thënë Shala.

E para e arsimit në Prishtinë theksoi se fillimisht do të renovohet objekti, dhe do të bëhet inventarizimi, pajisja e shkollës me mjete të punës, dhe zhvillimi profesional i mësimdhënësve.

“Mbikëqyrja dhe mbështetja nga LUX-DEV do të zgjas deri në vitin 2020.Fuqizimi i shkollave profesionale në Prishtinë do të jetë prioritet i Drejtorisë së Arsimit”, ka thënë Shala./RTK.