Kryeprokurori i Mitrovicës Shyqyri Syla

Kryeprokurori Syla: Badivuku Mori Dënimin e Merituar

Në Emisionin “Drejtësia në Kosovë të transmetuar të premten, kryeprokurori i Mitrovicës Shyqyri Syla tha se nuk mund të fajësohet një prokurori e tërë, nëse dënohet një prokuror i saj.

“Përgjegjësia e secilit prokuror është individuale, kështu që ne nuk mund ta fajësojmë tërë prokurorinë sepse një prokuror është dënuar. Ajo e ka marrë dënimin e merituar, është larguar nga puna dhe të tjerët vazhdojnë të punojnë,” tha Syla duke folur për dënimin e ish-prokurores Vahide Badivuku.

Më 5 prill të vitit 2016 prokurorja e Prokurorisë Themelore të Mitrovicës Vahide Badivuku u dënua me 3 vjet burg efektiv, 5 mijë euro gjobë dhe ndalim i ushtrim i ushtrimit të profesionit për të për tri vjet.

Badivuku akuzohej se kishte marrë mitë për të përfituar materialisht.

http://kallxo.com/denim-burg-per-prokuroren-vahide-badivuku/

Në Emisionin “Drejtësia në Kosovë” kryeprokurori i Mitrovicës Shyqyri Syla e pranoi se raste si ky i ish-prokurores Vahide Badivuku, e dëmtojnë imazhin dhe humbin besimin e qytetarëve jo vetëm në prokurorinë e Mitrovicës, por në tërë sistemin prokurorial në vend.

Deklaratën e Shyqyri Sylës mund ta ndiqni në vazhdim.