Kryeministri viziton familjen që humbi katër antarë në aksidentin në fshatin Mramor

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka vizituar sot familjen Shala nga fshati Ponesh i Komunës së Gjilanit, e cila humbi mbrëmë katër anëtarë në një aksident trafiku në fshatin Mramor të Prishtinës.

‘Familjes Shala nga Poneshi i Gjilanit, e cila nga aksidenti i djeshëm humbi katër familjarë, i shpreha ngushëllimet më të thella, në emër të Qeverisë dhe tërë popullit të Kosovës’, ka shkruar Haradinaj në një postim në facebook.

Ai ka shtuar se Qeveria e vendit do t’i qëndroj afër kësaj familje për humbjen e tyre të madhe edhe përmes ndihmës financiare.

KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi lidhur me këtë aksident.

https://kallxo.com/prokuroria-flet-per-fajtorin-e-aksidentit-ne-mramor/