Ramush Haradinaj në DebatPernime. Foto: Atdhe Mulla

Kryeministri Ramush Haradinaj uron për '28 Nëntorin'

Kryeministri Ramush Haradinaj ka uruar Festën e Flamurit, 28 Nëntorin duke thënë se kjo ditë shënon rimëkëmbje, na kujton se kush jemi dhe e mban kombin të bashkuar.

“Sot, jemi NJË në zemër, ashtu siç ishim e do të jemi gjithmonë. Dita e Flamurit, shënon rimëkëmbjen tonë, na kujton nëpër shekuj se kush jemi dhe na mbanë bashkë si komb. Në këtë ditë të veçantë, që koinçidon me daljen në skenë të UÇK-së dhe ditëlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari, kujtojmë sakrificën e shumë brezave dhe nderojmë veprën e të rënëve në kohë e përpjekje të ndryshme për liri, pavarësi e dinjitet kombëtar”, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj tutje u shpreh se “28 Nëntori” i bekuar, është historia e lavdishme dhe synimi për të ardhmen e përbashkët në vlerën euro-atlantike.

“Urime festa e përjetësuar ndër shqiptarë”, ka shkruar kryeministri Ramush Haradinaj.