Ramush Haradinaj, FOTO: KALLXO.com

Kryeministri pas aksidenteve me fatalitet, kërkon raport nga ministri i Punëve të Brendshme

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar nga Ministria e Punëve të Brendshme që të ndërmerr një plan konkret për çështjen e aksidenteve me fatalitet.

Haradinaj gjatë mbledhjes së qeverisë tek pika të ndryshme ka kërkuar nga ministri i Punëve të brendshme Ekrem Mustafa dhe departamentet që janë nën këtë ministri të angazhohen më shumë se cilat janë arsyet për aksidentet e shumta që po ndodhin, se cilët janë faktorët që po ndikojnë, shpejtësia apo mos kujdei i shoferëve.

Haradinaj kërkoi që të zbatohet plani operativ i Policisë së Kosovës dhe të zbatohen ndëshkimet si marrja e lejeve apo edhe minuse.

“Unë nuk mund të shprehi ngushëllime çdo ditë duhet të bërë një inspektim se çka po ndodh dhe veprimet e caktuara që duhet të marr qeveria për të ia marr dikujt lejen apo bërë minuse, është problem për ne për të marrë çdo ditë këso lajme”, shtoi Haradinaj.

Haradinaj i kërkoi Mustafës që të raportoj mbledhjen e ardhshme se cilat janë hapat që po merr ministria në parandalimin e këtyre dukurive të këqija dhe kërkoi informata më konkrete.

Haradinaj po ashtu përmendi kolonat e gjata në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri dhe kërkoi që ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, ministria e Financave dhe MPB të aktivizohen për këtë çështje pasi sipas tij moti është i mirë dhe qytetarët po presin në këto pika.

“Këtë vikend ka pas kolona të gjata në këtë pikë kufitare edhe pse e kemi heq stacionin kufitar prapë kontrollet janë të qarta probleme ka është propozuar për dy trase shtesë, ju kemi premtuar qyteteve që do ta avancojmë këtë gjendje dhe do organizohet një takim i yni i përbashkët me institucionet e Shqipërisë se si do të rregullohet kjo”, tha ai.