Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi - Foto: Facebook

Kryeministri i Malazez, Dushko Markoviq Sot Viziton Kosovën

Kryeministri i Republikës së Malit të Zi, Dushko Markoviq do të vizitojë sot Republikën e Kosovës me ç`rast do të pritet nga udhëheqësit e institucioneve të vendit.

Kryeministri Markoviq do të pritet në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës nga zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, ambasadori i Malit të Zi, Ferhat Dinosha dhe ambasadori i Kosovës në Malin e Zi, Skender Durmishi.

Me pas Kryeministri i Malit të Zi do të pritet me nderime shtetërore nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj.

Të dy delegacionet do të mbajn takime kokë me kokë për të pëfunduar me një konferencë për media nga të dy kryeministrat.

Edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli do të takohet me kryeministrin Markoviq.

Kjo vizitë do të ndodh në një kohë kur Kuvendi i Kosovës pritet të deklarohet përfundimisht rreth Marrëveshjes për kufirin shtetëror ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Markoviq para së të vijë në Kosovë ka deklaruar, se për Malin e Zi çështja e demarkacionit me Kosovën është temë e përfunduar për faktin, se Mali i Zi tashmë anëtar i NATO-os e ka ratifikuar marrëveshjen e kufirit me Kosovën e nënshkruar në vitin 2015.

Demarkacioni është marrëveshje ndërkombëtare e nënshkruar në vitin 2015 ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, dhe për ta ratifikuar atë duhet 80 vota nga 120 deputetë që ka parlamenti i Kosovës.

Demarkacioni me Malin e Zi është kushti i parafundit i Komisionit Evropian që Kosova të përfshihet në lëvizjen e lirë në zonën Shengen.