Tihomir Oreskoviq, kryeministër i ri i Kroacisë

Kryeministri i ri Kroat Synon Reforma të Mëdha

Raportet e medias në Kroaci kanë thënë se qeveria Oreskoviq do të përqendrohet në reformat e administratës publike dhe sistemit shëndetësor, si dhe në uljen e numrit të agjencive shtetërore.

Reforma e administratës shtetërore është një nga ndryshimet që është mbështetur fuqishëm nga Ura e Listave të Pavarura, MOST, partia që ka luajtur një rol vendimtar në emërimin e Oreskoviqit si kryeministër.

Sipas burimeve të njëjta, qeveria Oreskoviqit do të fokusohet në tri projekte të mëdha infrastrukturore: një linjë hekurudhore ​​në mes të kryeqytetit të Zagrebit dhe qytetin bregdetar të Rijekës, një gaz të lëngshëm natyror (LNG) në terminalin në ishullin Krk dhe një skemë të ujitjes në lindje të rajonit të Sllavonisë – qendra e prodhimit bujqësor të Kroacisë.

Linja hekurudhore Zagreb-Rijeka ka për qëllim transportimin e mallrave nga porti bregdetar në Evropën Qendrore përmes kryeqytetit kroat.

Qeveria në largim e qendrës së majtë të Kroacisë mbështeti projektin në dhjetor të vitit 2012, por ideja u kritikua më pas nga qendra e djathtë opozitare – Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ), e cila është duke u bërë pjesë e qeverisë së re të vendit.

Terminali LNG – Krk është një projekt në të cilin qeveria në ikje ka punuar për disa vite, dhe është i rëndësishëm për furnizimin  me gaz të Kroacisë dhe Evropës Qendrore.

Bashkë me emërtimin e terminalit Krk si “projekt strategjik për investime” në korrik, LNG Kroacia, kompania shtetërore përgjegjëse për ndërtimin e terminalit, hapi një tender për investitorët potencialë në të njëjtin muaj.

Fillimi i ndërtimit ishte vendosur në mes të vitit 2016, ndërkohë që përfundimi ishte planifikuar për brenda tre vjetësh.

Oreskoviq, një drejtor i industrisë farmaceutike pa karrierë të mëparshme në politikë, u emërua papritur kryeministër të mërkurën e kaluar.

Ai u propozua nga Koalicioni Patriotik i qendrës së djathtë të udhëhequr nga HDZ dhe mbështetur nga MOST, e cila këmbënguli në një kandidat jo partiak për ta emëruar kryeministër. MOST u bë partia me rolin kryesor pas zgjedhjeve që nuk arritën të nxjerrin një shumicë të drejtpërdrejtë për çdo forcë politike.

Bozo Petrov, kryetari i MOST, tha të hënën se “Kryeministri i ri së bashku me ministrat e tij do të kërkojnë besimin e deputetëve brenda dy apo tre javeve të ardhshme”.

Nëse Oreskoviq konfirmohet si kryeministër nga parlamenti, ai do të bëhet kryeministri i parë që nga pavarësia që nuk është nga një prej dy partive kryesore të vendit, HDZ dhe Partia Social Demokrate (SDP) – si dhe i pari jo-politikan për të mbajtur pozitën.

Oreskoviq, 49 vjeçar, nga Zagrebi, ka jetuar për një periudhë të gjatë kohe në Kanada, ku punoi për kompanitë farmaceutike para se të kthehej në Kroaci duke u bë drejtor financiar për Evropë në kompaninë e madhe farmaceutike Teva.

Ai këmbënguli pasi u propozua për Kryeministër se do të marrë një qëndrim jo-partizan për qeverisje.

“Ne të gjithë jemi këtu për t’iu shërbyer kroatëve dhe qëllimi ynë i vetëm është që të punojmë së bashku në mënyrë që nesër të jetë më mirë se sot”, tha ai javën e kaluar.