Kryesia e LDK-se

Kryeministri Haradinaj i pranishëm në takimin e Kryesisë së LDK-së

Kryesia e LDK-së është mbledhur tani në shtëpinë e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa.

Televizioni publik ka raportuar se në mbledhje është i pranishëm edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.

Takimi i kryesisë së LKD-së vie pas deklaratave të nënkryetarit Lutfi Haziri, i cili ditë më parë ka thënë se LDK do ta mbështesë presidentin Hashim Thaçin për zhvillimin e dialogut në Bruksel. Ndërsa dje ka reaguar deputeti Abdullah Hoti, i cili ka thënë se Haziri ka mundur të flas vetëm në emrin e tij personal.