Qeveria Haradinaj në njërën nga mbledhjet | Foto: ZKM

Kryeministri Haradinaj emëron ministër Fatmir Matoshin

Bazuar në kompetencat e tij, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka nxjerrë vendim sipas të cilit ka emëruar Fatmir Matoshin ministër të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Matoshi deri më tani ishte ushtrues detyre i ministrit të Mjedisit.

Këtë funksion ai e ka ushtruar që nga dorëheqja nga posti i ministres i Albena Reshitajt.

Reshitaj kishte dhënë dorëheqje, zyrtarisht për “arsye personale”, për t’u emëruar pak ditë më vonë këshilltare e kryeministrit Haradinaj.

https://kallxo.com/ministrja-reshitaj-kam-ofruar-doreheqjen/

www.kallxo.com