Policia e Kosovës - Foto: KALLXO.com

Kryeministri ende se ka emëruar drejtorin e Policisë së Kosovës

Kryeministri ende nuk ka vendosur se kush do të jetë drejtor i Policisë së Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com këshilltari për media i Kryeministrit, Ramush Haradinaj, Halil Matoshi.

“Nuk është marrë ende vendimi, kryeministri ende nuk e ka emëruar askënd për drejtor të Policisë së Kosovës”, tha Matoshi për KALLXO.com

Ndërsa, më herët u publikua në disa media se Rashit Qalaj është emëruar drejtor i Policisë, mirëpo edhe vet ai ka bërë të ditur për KALLXO.com se ende nuk ka njoftim për këtë.

“Ende jo. S’kam ndonjë informacion”, tha Qalaj kur u pyet nëse është emëruar drejtor i Policisë nga ana e Kryeministrit.

Në listën e ngushtë për t’u emëruar drejtor Policisë janë: 1. Rashit Qalaj, 2. Samedin Mehmeti dhe 3. Gazmend Hoxha. Kjo renditje ishte e njëjtë si nga komisioni vendor i vlerësimit ashtu edhe nga komisionit i partnerit të Ambasadës Britanike. Nga të dy komisionet, Rashit Qalaj ka dal më i poentuari.

Policia e Kosovës kishte mbetur pa drejtor pasi që Shpend Maxhuni kishte lënë Policinë për tu bërë drejtor i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës.