Kryeministri Haradinaj në seancën e Kuvendit.

Kryeministri - deputetëve: Seanca e jashtëzakonshme, e ngutshme

Shefi i qeverisë, Ramush Haradinaj, në seancën e jashtëzakonshme ku po diskutohet për raporin e progresit, tha se seanca e thirrur me nguti është gabim, ngase sipas tij duhet më shumë kohë për ta analizuar këtë raport.

“Ftesa për një seancë të shpejtë për raportin e progresit, mendoj që është gabim prej anës juaj, ngase mendoj që një raport i tillë e kërkon një analizë ma serioze dhe duhet të ja leni një proces edhe qeverisë edhe vetës për këtë raport”, tha Haradinaj.

Ai tha se nuk do të flasë për  të arriturat, por për sfidat duke paralajmëruar plan veprues nga qeveria.

“Në mbledhjen e parë të qeverisë ne do të propozojmë plan veprues, aksional, që me i adresu këto sfida. Të hanën e kem këtë mbledhje, s’kem mujt ma përpara”, tha ai.

Haradinaj listoj edhe disa nga sfidat e Kosovës, të nxjerra nga raporti.

Si sfida, Haradinaj përmendi incidentet në komunat ku jetojnë serbët, adresimi i financimit të partive politike dhe reformën zgjedhore.

Kuvendi po mban seancë të jashtëzakonshme lidhur me raportin e progresit.