Kryeministri Ramush Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë, 25 qershor 2019 - Foto: KALLXO.com

Kryeministri arsyeton ndërrimin anëtarit të Bordit në “Ibër Lepenc”

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka sqaruar vendimin e sotëm të qeverisë që të ndryshojë njërin nga anëtarët eBordit të Ndërrmarjes Publike “Ibër Lepenc”.

Haradinaj tha se mund ti kthejnë prapa emrat që u propozohen për bordet.

“Ekziston një proces që e bën propozimin për kandidatura dhe ata që na bijnë ata ne duhet me i apropu, por mundemi edhe me i kthy mbrapa. Ne nuk i dimë argumentet e tyre por ne bazohemi në të gjeturat e tyre”, tha Kryeministri.

Qeveria në mbledhjen e sotme ka marrë vendim që të ndryshojë njërin nga anëtarët e bordit të ndërmarrjes publike “Ibër Lepenc” me propozimin e Zyrës së Kryeministrit.

Haradinaj bëri të ditur se do të largohet anëtari Naim Gashi dhe do të emërohet Liridon Zogiani.

“Bëhet fjalë për ndryshimin e një anëtari, popozohet Liridon Zogiani në vend të Naim Gashit”, tha Haradinaj.

Të martën e kaluar Qeveria e udhëhequr nga Ramush Haradinaj kompletoi shtatë borde të ndërmarrjeve publike.

https://kallxo.com/qeveria-nderron-nje-anetar-te-bordit-te-iber-lepencit/

.