Ardita Baraku

Kryeinspektorja e Shëndetësisë Ardita Baraku jep dorëheqje  

KALLXO.com ka mësuar se kryeinspektorja Ardita Baraku ka dhënë dorëheqje nga posti në Ministri të Shëndetësisë.

Burimet e KALLXO.com thonë se përgjegjësinë e Barakut do ta merr inspektorja Nora Krasniqi. Por, Ministria e Shëndetësisë thotë se ende nuk është vendosur asgjë.

“MSh është njoftuar lidhur me qëllimin e znj. Baraku që të largohet nga pozita e Kryeinspektores Shëndetësore, e cila tashmë edhe zyrtarisht ka dhënë dorëheqje. MSh ju informon se ende nuk ka asnjë vendim për emërimin e një ushtruesi të detyrës në pozitën e Kryeinspektores”, thuhet në përgjigjet e Ministrisë së Shëndetësisë dhënë për KALLXO.com.

Sipas përgjigjeve të Ministrisë doktoresha Nora Krasniqi është lënë në këtë pozitë nga vetë Ardita Baraku.

E kontaktuar nga KALLXO.com Ardita Baraku tha se nuk dëshiron të flasë për largimin e saj nga pozita e kryeinspektores së Ministrisë së Shëndetësisë.