Kryeinspektori tregon dënimet për shitësit ilegalë të qymyrit

Meqënese licensat për shfrytëzim të qymyrit në Kosovë i janë dhënë një numri të kufizuar të kompanive, shitja e tij nga individë të tjerë është ilegale.

Lidhur me këtë çështje, Inspektorati i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale ka për detyrë të bëjë inspektime.

Kryeinspektori i KPMM-së, Fatmir Gërguri për emisionin ‘Jeta në Kosovë’, tregoi se pse shitja e qymyrit është ilegale.

“Që të shes qymyr dikush, duhet të ketë licensë të shfrytëzimit. Me vetë faktin që licensat e shfrytëzimit përpos KEK-ut, del që nuk ka të drejtë kërkush me shit qymyr që nuk ka licensë të shfrytëzimit”, tha Gërguri.

Ai po ashtu ka shpjeguar mënyrat e dënimit për shitësit ilegalë që variojnë nga gjobat dhe konfiskimi i qymyrit.

Deklaratën e plotë ndiqeni në linkun e mëposhtëm: