Foto: Kallxo.com

KRrPP dhe OShP: Raporti i BIRN-it për Prokurimin Publik udhërrëfyes për draftimin e Ligjit

Anëtari i Bordit të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, Sami Uka, tha se të dhënat nga raporti vjetor i BIRN-it në monitorim të prokurimit publik, do t’i shërbejnë shumë këtij mekanizmi.

“Është nis ndryshimi i legjislacionit dhe shpresojmë që të përfundohet gjatë këtij viti për shumë arsye. Raporti është shumë i rëndësishëm. Këto të dhëna kanë me na shërby sidomos në periudhën e draftimit të ligjit dhe  ankimimin jemi të vendosur ta shqyrtojmë shumë seriozisht edhe me OSHP-në”, tha ai.

Kurse, Agim Sheshiri nga Organi Shqyrtues i Prokurimit publik, tha se nuk është në ngjarje të flasë më shumë për anulimin e shumëfishtë të tenderit në Dragash që ka pasur të bëjë me furnizim me ujë.

“E di që ai rast është stërzgjatur  dhe e keqja është që qytetarët po mbesin pa ujë. Është një fatkeqësi por edhe përgjegjësi ndërinstitucionale. Për shkak të kritereve të përzgjedhjes dhe vlerësimit po anulohet procedurat e prokurimit”, theksoi ai.

Sipas Sheshirit, në OSHP vitin e kaluar ka pasur 553 ankesa, ndërsa tash i ka 776 ankesa dhe shtoi se kjo është një rritje enorme e numrit të ankesave.

Në anën tjetër, Mexhide Demolli-Nimani, nga Lëvizja “Fol” tha se janë duke e bërë monitorimin e publikimit të kontratave në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik.

“Deri në fund të javës së ardhshme do të kemi raportin me të gjitha monitorimet, deri më tani nga  344 kontrata, 152 nuk kanë qenë të publikuara”, tha ajo.

Rrjeti Ballkanit për Gazetari Hulumtuese (BIRN), ka prezantuar raportit vjetor të monitorimit të prokurimit publik, në bashkëpunim me USAID-in, Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik dhe Organin Shqyrtues të Prokurimit.

 

https://kallxo.com/birn-publikon-raportin-e-monitorimit-te-prokurimit-publik-ne-komuna/?fbclid=IwAR3oSzBgSXpKlun_fR94kc9IE_vomUdjJdOce8i-BQhvoLpxkHF08gxpjbE

 

.