Foto: Herbert Frank - Flickr Creative Commons

Kroacia pranon më shumë punëtorë të huaj gjatë sezonit turistik

Qeveria kroate u përpoq të ushtrojë presion ndaj punëdhënësve për të rritur kuotat për pranimin e punëtorëve të huaj, pasi mori paralajmërime se sezoni turistik ishte në rrezik.

 

Qeveria kroate miratoi të mërkurën kuota të larta për punëtorët e huaj, si 2000 leje pune për industrinë e turizmit dhe 1000 për sektorin e ndërtimit.

Mundësia e një leje shtesë prej 1000 sosh është diskutuar në rast mungese së fuqisë punëtore vendase në të dy sektorët.

Vendimi erdhi pasi punëdhënësit paralajmëruan se sezoni turistik ishte në rrezik dhe se 5000 vende pune ishin të lira, kryesisht në turizëm dhe ndërtim.

“Kuotat janë vija e fundit e mbrojtjes”, ka thënë ministri i Punës Marko Paviç para mbledhjes së Qeverisë, duke shtuar se ekzekutivi po planifikonte të hidhte plotësisht sistemin e kuotave.

Në të ardhmen, të gjithë punëdhënësit, megjithatë, duhet të kërkojnë punonjës së pari përmes Shërbimit Kroat të Punësimit (HZZ), para se të kërkojnë një punëtor jashtë vendit.

“Ne po planifikojmë të heqim kuotat por me një detyrim [për punëdhënësit] së pari të kërkojmë punëtor në tregun e brendshëm dhe t’i paguajmë [ata] në mënyrë të drejtë. Gati tre të katërtat e kompanive që kërkojnë leje për të huajt nuk i kërkuan ato në HZZ”, ka thënë Paviç.

Kërkesa për punëtorë, veçanërisht në turizëm, po rritet çdo vit.

Qeveria në dhjetor të vitit 2018 caktoi një kuotë totale vjetore të lejeve të punësimit për të huajt me 65.100 leje.

Ambasadorja flet për mundësitë e punësimit në Kroaci (VIDEO)

Nga kjo shifër, 41.810 ishin për punësimin e të huajve. Shumica e lejeve, 17 mijë e 800, ishin për sektorin e ndërtimit.

I njëjti vendim ka ndarë 5000 leje për punë sezonale në turizëm dhe hoteleri.

Rritja e numrit të kroatëve të papunë, veçanërisht nga pjesët e pazhvilluara të vendit, tani shkojnë jashtë vendit për të punuar diku tjetër në Bashkimin Evropian në vend të bregut të Adriatikut.

Gjatë disa viteve të fundit, ka pasur një valë migrimi në Gjermani në veçanti.

Kjo u stimulua në vitin 2015 kur Gjermania hoqi kufizimet e mbetura të punës ndaj kroatëve, duke u mundësuar atyre të punonin pa pengesa në vend.

Më parë, shumë kroatë të papunë u zhvendosën në bregdetin e Adriatikut në verë për të punuar në turizëm, furnizim ushqimi dhe tregti të shoqëruara. Por kushtet e punës janë parë si të varfra, me orë të gjata, paga të ulëta dhe shpesh strehim joadekuat. Jashtë vendit, ata mund të fitojnë më shumë për të njëjtën sasi pune.

Javën e kaluar Eduard Andriç, president i Sindikatës së Turizmit dhe Shërbimeve, i dërgoi një letër të hapur kryeministrit Andrej Plenkoviç duke paralajmëruar se importimi i më shumë punëtorëve të huaj nuk do të zgjidhë të gjitha problemet në turizëm.

“Mos pranoni sugjerimet e [punëdhënësve] të tyre. Ata duhet të … të rrisin pagat, e cila është zgjidhja e vetme për mbajtjen e të rinjve në Kroaci”, shkroi Andriç, duke shtuar se të rinjtë kanë nevojë për më shumë mbështetje për arsimin në profesionet e hotelerisë.

“Importet më të mëdha të punëtorëve nga disa vende gjithashtu mund të çojnë në uljen e kostove të punës në vendin tonë, gjë që do të ishte e dëmshme për zhvillimin tonë të mëtejshëm dhe për përpjekjet për të arritur ripërtëritjen demografike”, përfundoi ai.

Përgatiti: Emirjeta Vllahiu