Krijohet edhe një “Zonë Ekonomike”

Qeveria e Kosovës i ka hap rrugë krijimit edhe të një zone ekonomike. Zona e re Ekonomike do të krijohet në Rahovec, që udhëhiqet nga Smajl Latifi i AAK-së.

Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Republikës së Kosovës ka aprovuar kërkesën e Komunës së Rahovecit për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme “Pasuri Shtetërore e Kosovës, K.K. Rahovec”, që shfrytëzohet nga Ekonomia Pyjore dhe menaxhohet nga Agjencia Pyjore e Kosovës.

“Kjo pronë jepet në shfrytëzim me qëllim të krijimit të Zonës Ekonomike dhe obligohet komuna e  Rahovecit që t’i zhvilloj të gjitha procedurat dhe të përmbush të gjitha  detyrimet  sipas legjislacionit në fuqi”, thuhet në sqarimet e bëra nga Qeveria e Kosovës.