Kreu i ‘Diaspora Matters’ vjen në ‘Diaspora Flet’

Kingsley Aikins, themeluesi dhe drejtuesi i organizatës “Diaspora Matters” (Çështjet e Diasporës) paralajmëroi se do të vijë në takimet “Diaspora Flet” që do të organizohen në Prishtinë nga 17 deri më 20 maj.

Ardhjen në Prishtinë Aikins e paralajmëri nëpërmjet një videoje të publikuar nga organizata Germin që është organizatore e takimeve të tilla.

Në videon që paralajmëron ardhjen e tij, Aikins thotë se do të jetë në Prishtinë më 17 e 18 maj.

Ai tregon se kompania e tij “Diaspora Matters” bashkëpunon me më shumë se 30 shtete, qytete, ose rajone të botës.

Ai më tutje në video diasporën e konsideron aset për vendet nga të cilat ajo është larguar, duke thënë se njerëzit e tillë tashmë nuk janë të humbur.

KALLXO.com shkroi të enjten se në “Diaspora Flet” sivjet do të bëhen bashkë tre ministrat e diasporës së tri shteteve- Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë.

http://kallxo.com/diaspora-flet-ben-bashke-tre-ministra-te-tri-shteteve/

KALLXO.com edhe vitin që shkoi ndoqi takimet “Diaspora Flet”, në të cilat nga jashtë erdhën njerëz shumë interesantë.