
‘Kreolët e Ballkanit’ jepet sot në kuadër të festivalit 'Talia e Flakës 2019'
Shfaqja e Teatrit të Kombëtar Eksperimental të Tiranës, ‘Kreolët e Ballkanit’ me autor dhe regji të Enver Petrovcit, jepet sot, 25 janar 2019 në Teatrin e Qytetit të Gjilanit, në kuadër të Festivalit të Dramës origjinale shqipe, ‘Talia e Flakës 2019’.
Festivali “Talia e Flakës” që ka nisur më 23 të këtij muaji në Gjilan mbahen në kuadër të Manifestimit të përvitshëm kulturor “Flaka e Janarit”, në shenjë nderimi dhe përkujtimi të heronjve të këtij qyteti.
Drama trajton fatin e fëmijëve me prindër të racave apo etnive të ndryshme, Kreolëve, para luftës së Kosovës.
Në shfaqje luajnë: Agron Shala, Elidon Alika, Kristian Koroveshi, Kriks Dumo si dhe Vanesa Petrovci.
Skenografia është e realizuar nga Beqo Nanaj, kostumografe Sofi Kara, as/regjisor Enkeleda Fishekaj.