Asambleja Komunale e Mitrovicës së Jugut. Foto: Kallxo.com

Krejt çka ndodhi sot në mbledhjen e Asamblesë së Mitrovicës së Jugut

Asambleja Komunale e Mitrovicës së Jugut kishte në kalendar sot mbajtjen e seancës së parë për këtë vit me 10 pika në rend të ditës.

Pasi filloi seanca, asambleistët diskutuan për dorëheqjen e asalmbleistit të PDK-së, Alban Fazliu i cili kishte vendosur që në këtë mbledhje të revokojë dorëheqjen e tij.

Për këtë revokim të kësaj dorëheqje pati shumë diskutime dhe kundërshtime në sallë ndërmjet asambleistëve të PDK-së dhe kryetarit të komunës, Agim Bahtiri.

Ky i fundit propozoi që kjo çështje të mos diskutohet dhe të pritet që në lidhje me asambleistin të pritet vendimi i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.

Bahtiri ka propozuar që në rend të futet si edhe dorëheqja e kryesuesit të kuvendit të komunal, Jeton Ujkani.

Në emër të PDK-së foli asambleisti Donjet Bislimi, i cili kërkoi shpjegime se përse të futet në rend të ditës kjo pikë.

Gjatë diskutimit për këtë kryetari Bahtiri iu drejtua aslambleistit Bislimi me fjalën “çu dil jashtë”.

Safet Kamberi nga LDK e mbështeti futjen në rend të ditës çështjen e kryesuesit të kuvendit.

Pas disa diskutimeve, kryesuesi i kuvendit komunal Jeton Ujkani ia dorëzoi shkresën e MAPL-së për mënyrën e shkarkimit të kryesuesit, ndërsa pas kësaj ai e shpalli të mbyllur këtë mbledhje.

Ky veprim i kryesuesit e iritoi kryetarin e komunës Agim Bahtiri i cili duke goditur tavolinën iu drejtua Ujkanit me fjalët: “Kush je ti që e mbyll mbledhjen… nuk ke të drejtë ta bësh këtë”.

Pas kësaj grupi parlamentar i PDK-së lëshoi mbledhjen.

Jeton Ujkani ka qenë në partinë e AKR-së, por më pas ai kishte dhënë dorëheqje nga kjo partie duke kaluar në AAK .

Pas shumë diskutimeve lidhur me vazhdimi apo ndërprerjen e mbledhjes u vendos që kuvendi të thirrë një mbledhje urgjente e cila filloi menjëherë.

Në mbledhjen urgjente si pikë e vetme e rendit të ditës u caktua shkarkimi i kryesuesit të kuvendit komunal.

https://kallxo.com/shkarkohet-kryesuesi-i-kuvendit-komunal-ne-mitrovice/

Me mbështetjen e grupit të këshilltarëve të LDK si dhe me votat e gjithsej 19 asambleistëve sa ishin të pranishëm në mbledhje u shkarkua kryesuesi i kuvendit Jeton Ujkani.

Ujkani ka qenë në AKR por pak muaj më parë është larguar nga kjo parti për të kaluar në AAK.

Pas shkarkimit, Ujkani tha për KALLXO.com ky vendim është bërë për shkak të rritjes së strukturave të AAK-së në Mitrovicë.

https://kallxo.com/ujkani-puna-e-kryeministrit-po-i-pengon-agim-bahtirit/

“Komenti kishte me qenë krejt strukturat e qytetit janë duke iu frikësuar rritjes së AAK-së në Mitrovicë. Unë e kam marrë udhëheqjen e AAK-së prej korrikut të këtij viti edhe gjatë punës qe kemi bërë e kemi trefishuar strukturën dhe ekzekutivin, edhe asamblistë na janë bashkangjitur në AAK”, ka thënë Ujkani.

https://kallxo.com/ish-kuadri-i-akr-se-behet-koordinator-i-aak-se-per-mitrovice/