Jakup Krasniqi
Krasniqi: Ikja e të rinjve të trajtohet me urgjencë
Ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi në një postim në rrjetin social ‘Facebook’, ka reaguar lidhur me largimin e të rinjve nga vendi.
Krasniqi ka numëruar disa nga arsyet që sipas tij kanë sjellë vendin në këtë gjendje.
“Ata qeveritarë që nuk i shohin çështjet që i cekëm, kanë probleme serioze në të parë e në të menduar! Kthjellimi i tyre është bërë domosdoshmëri!”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë i Krasniqit:
BRAKTISJA E ATDHEUT, PROBLEM I YNI SERIOZ!
Largimi i njerëzve nga atdheu për punë e siguri;
Zvogëlimi i vazhdueshëm i numrit të nxënësve, sidomos në shkollat e fshatrave;
Zvogëlimi enormë i natalitetit;
Shndërrimi i tokave të bukës në djerrina dhe
Humbja e dashurisë se njerëzve për atdheun –shtetin, duhet të na alarmojë të gjithëve e sidomos ata që sillen e pështillen rreth kryeqeveritarëve të cilët duhet të sillen me përgjegjësi të madhe ndaj njerëzve e kombit!
Të gjitha segmentet e organizuar të shoqërisë sonë, e sidomos institucionet kushtetuese të kombit, këto probleme duhet t’i trajtojnë e të merren seriozisht me to!
Këto çështje duhet të trajtohen seriozisht e me urgjencë!
Ata qeveritarë që nuk i shohin çështjet që i cekëm, kanë probleme serioze në të parë e në të menduar!
Kthjellimi i tyre është bërë domosdoshmëri!