Diskutimi i ministrit në Lëvizjen "Fol"

Krasniqi: 23 Për Qind e Punësimit në Kosovë Vjen nga Bujqësia

Në diskutimin për prioritetet e politikave bujqësore të vendit të organizuar nga Lëvizja “Fol” me ministrin Memli Krasniqi, ai konsideroi bujqësinë sektorin më të rëndësishëm të vendit për zhvillim ekonomik.

“Pjesëmarrja më e madhe në punësim, jo vetëm në punësimin formal, por edhe në një pjesë të madhe të punësimit joformal, vjen pikërisht nga ky sektor”, tha Memli Krasniqi.

Ai tha se prioritet i Ministrisë së Bujqësisë është zëvendësimi i importit, pasi sipas tij është e rëndësishme të importojmë më pak për ta rritur prodhimin.

Ministri Krasniqi deklaroi se në vitin 2016 krahasuar me vitin 2015, eksportet bujqësore të Kosovës kanë shënuar rritje rreth 10 për qind, përderisa eksporti total ka shënuar rënie, si pasojë e problemeve me të cilat është ballafaquar Feronikeli.

Si sfida më e madhe në bujqësi sipas Krasniqit është ujitja.

Duke përmendur 40 mijë vendet e punës që Kryeministri Mustafa ka thënë se janë hapur gjatë qeverisjes së tij dyvjeçare, ministri Krasniqi tha se 2500 nga to janë vende të krijuara në sektorin e bujqësisë.

Krasniqi storje suksesi e cilësoi kultivimin e mjedrës në Kosovë që tha se ka pasur një rritje të madhe të prodhimit dhe eksportit. Krasniqi tregoi se nëse kultivimi i mjedrës vazhdon me përmasa të tilla, deri në vitin 2020 Kosova do të bëhet një ndër prodhuesit më të mëdhenj të saj.

Në gusht të vitit të kaluar në ditën e promovimit të mjedrave edhe ambasadori amerikan Greg Delawie, kultivimin e saj e kishte konsideruar një mundësi për shtim punësimi.

http://kallxo.com/mjedra-si-sukses-ekonomik/

Por në nëntor të vitit të kaluar disa fermerë u ankuan se një numër i madh fidanësh të mjedrave të importuar nga kompania “AgroProdukt Commerce” ishin të sëmurë.

http://kallxo.com/mjedra-me-kancer/

Ministri i Bujqësisë foli edhe për sëmundjen gungore të lëkurës së gjedheve nga e cila bëri të ditur se kanë ngordhur 1000 krerë. Ai tha se qeveria do t’i kompensojë dëmet, por ende nuk është vendosur se në ç’mënyrë do të bëhet kjo.

“Kanë qenë diskutime për dy mënyra të kompensimit me mjete financiare në vlerë të tregut dhe me krerë, parimisht unë kam qenë që kompensimi të bëhet me krerë” tha ministri Krasniqi.

KALLXO.com në shtator të vitit të kaluar shkroi për groposjen e lopëve të ngordhura nga sëmundja gungore te Podi i Gështenjave në Deçan, shumë afër disa shtëpive të banimit.

Pas ankesës së banorëve të atjeshëm varreza e lopëve të ngordhura ishte zhvendosur.

http://kallxo.com/decani-zhvendos-varrezen-e-lopeve-te-ngordhura/

Lëvizja FOL tha se do të vazhdojë me këtë seri të diskutimeve për politikat publike në nivel ministrash, që të monitorojë hap pas hapi programet politike qeveritare.