Rrustem Mustafa Foto: Facebook

KQZ Zëvendëson Rrustem Mustafën në Kuvend

Deputeti i PDK-së Rrustem Mustafa është zëvendësuar nga KQZ me një emër tjetër nga lista e kandidatëve të PDK-së për deputetë.

Bislim Zogaj është emri që i është rekomanduar Presidentes së vendit.

“Z. Bislim Zogaj, kandidat i subjektit politik “Koalicioni PDK-PD-LB-PSHDK-PD” të zëvendësojë z. Rrustem Mustafa, deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i certifikuar në Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 8 qershor 2014”, thuhet në komunikatën e KQZ-së pas mbledhjes së mbajtur sot.

Pasi për knjë kohë kishte hezituar ta dorëzojë mandatin e deputetit, Rrustem Mustafa të shtunën ka njoftuar se e ka vënë mandatin e vet para procedurave të Kuvendit të Kosovës.

“Detyra nuk është aq e rëndësishme, sa mos respektimi i komisionit te kuvendit dhe mekanizmave tjerë… Republika ka nevojë që zyrtarët e shtetit të kenë ndjeshmëri për Rend dhe Ligj, e kjo behet duke respektuar procedurat në vendimmarrje”, qe shprehur Mustafa.

Ai bashkë me kolegun e tij tjetër Latif Gashi janë deturuar të heqin dorë nga mandati i deputetit për shkak se Gjykata e Apelit ua ka vërtetuar dënimet në akuzat për krime lufte gjatë kohës sa Mustafa drejtonte Zonën Operative të Llapit të UÇK-së, ndërsa Gashi ishte vartës i tij në atë zonë.

http://kallxo.com/gjykata-e-apelit-vendosi-per-grupin-e-llapit/