Nga një konferencë e KQZ-së | Foto: KALLXO.com

KQZ Vendos të Rinumërojë 30 Kuti Votimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme mori vendim të rinumërojë 30 kuti votimi të pranuara në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve.

Sipas një komunikate të lëshuar pas mbledhjes së KQZ-së, aty u ra dakord që të bëhet një analizë në lidhje me fletëvotimet e pavlefshme të zgjedhjeve të 11 qershorit.

Në këto zgjedhje 52 mijë e 522 fletëvotime u shpallën të pavlefshme dhe numri i tyre u dyfishua në raport me zgjedhjet e vitit 2010.

http://kallxo.com/dyfishohen-votat-e-pavlefshme-nga-viti-2010/

KQZ-ja sipas komunikatës do t’i bëjë një analizë edhe gjithë procesit zgjedhor të 11 qershorit për të përmirësuar organizimin e zgjedhjeve të ardhshme.

KQZ-ja në komunikatë bëri të ditur se në zgjedhjet e 11 qershorit janë gjithsej 5 mijë e 246 fletëvotime të ardhura me postë.

Në mbledhje, anëtarët e KQZ-së inkurajuan që të vazhdojë punën personelin që po numëron votat në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, në mënyrë që të bëhet sa më shpejt shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve.

Sot KQZ-ja njoftoi se ka nisur publikimin e formularëve të rezultateve të zgjedhjeve të subjekteve politike dhe kandidatëve për deputetë të numëruara nëpër vendvotime.

http://kallxo.com/kqz-ja-nis-publikimin-e-rezultateve-te-fituara-neper-vendvotime/