Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, në një qendër votimi në Drenas - Foto: Atdhe Mulla

KQZ: Të Gjitha Vendvotimet Janë Hapur me Kohë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti konferencën e parë lidhur me rundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave si dhe për rivotimin për kryetar të Parteshit.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka bëri të ditur se në kohën e paraparë janë hapur të gjitha qendrat e votimit (614) në komunat ku po mbahet rundi i dytë i zgjedhjeve.

Në emër të KQZ-së, Daka u bëri thirrje të gjithë qytetarëve me të drejtë vote nga komunat: Gjakovë, Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Obiliq, Rahovec, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Shtime, Suharekë, Ferizaj, Vushtrri, Malishevë, Kllokot dhe Partesh – që të shfrytëzojnë të drejtën kushtetuese për të zgjedhur kryetarin e ardhshëm të komunës së tyre.

Ndryshe, sot po mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve në 19 komuna të Kosovës dhe rivotimi për kryetar të Parteshit.

http://kallxo.com/nisin-votimet-per-kryetaret-e-19-komunave-dhe-rivotimi-per-kryetar-te-parteshit/

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, KQZ, të drejtë vote në votimet e sotme kanë 1.353.613 votues.

Numri i qendrave të votimit është 614 ndërsa ai i vendvotimeve 1.777.