Pamje nga një mbledhje e KQZ-së - Foto: KALLXO.com

KQZ Shpall Rezultatet Përfundimtare për Kryetarë të Komunave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatet përfundimtare për kuvendet komunale.

Këto rezultate nuk përfshijnë ato për kuvendin e Komunës së Vushtrrisë.

Më pas, KQZ ka shpallur rezultatet përfundimtare për kryetarë të komunave të rundit të dytë.

Rezultatet përfundimtare të rundit të dytë u shpallën për këto komuna: Gjakovë, Gjilan, Dragash, Kaçanik, Klinë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Obiliq, Rahovec, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Shtime, Suharekë, Ferizaj, Vushtrri dhe Malishevë.

Në këto rezultate përfundimtare nuk përfshihen rezultatet e zgjedhjeve të rundit të dytë për kryetar të Komunës së Istogut dhe Kllokotit, pasi nuk ka përfunduar vendosja lidhur me çështjen e ankesave.

Në këtë mbledhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli rezultatet përfundimtare edhe të rivotimit për kryetar të Komunës së Parteshit, që u mbajt më 19 nëntor.

Në këtë mbledhje, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka bëri të ditur se nga ora 15:00 (datë 29 nëntor 2017) fillon të rrjedhë afati 24 orësh për ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Siç raportoi KALLXO.com sot, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) vendosi sot që votuesit në Istog të dalin edhe një herë në zgjedhje në garën e balotazhit për ta zgjedhur kryetarin e tyre.

http://kallxo.com/istogu-shkon-ne-rivotim/

Gjithashtu PZAP ka refuzuar një ankesë të kandidatit të Listës Serbe për kryetar të komunës së Kllokotit, Strahinja Spasiq, i cili ka humbur garën me rezultat të ngushtë karshi rivalit të tij, Bozhidar Dejanoviq nga Iniciativa Qytetare Kllokot- Vërbovc.