Pamje nga një mbledhje e KQZ-së - Foto: KALLXO.com

KQZ Publikon Dizajnet e Fletëvotimeve Sipas Komunave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar sot dizajnet e fletëvotimeve që do të përdoren në zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

KQZ ka publikuar fletëvotimet për kryetar komune, për kuvendet komunale dhe listat e kandidatëve.

Në zgjedhjet e 22 tetorit do të garojnë mbi 7.000 kandidatë për kryetarë komunash dhe asamble komunale të 38 komunave të Kosovës.

Votuesit do të mund të informohen për kandidatët që garojnë për kryetar të komunës së tyre dhe kandidatët që janë në garë për asamblenë e komunës së tyre si dhe se si duken fletëvotimet duke klikuar në këtë link.

Ndryshe, fushata për zgjedhjet lokale të 22 tetorit ka nisur të enjten, më 21 shtator.