KQZ kërkon nga Sekretariati të dijë sa vota me kusht janë për zgjedhjet në veri

Në mbledhjen e 17-të me radhë të Komisionit Qendror Zgjedhor të mbajtur sot Enis Halimi, kryeshef i Ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së nuk ka dhënë detaje nga procesi i numërimit të votave nga zgjedhjet e 19 majit të mbajtura në katër komunat në veri të vendit.

“Në natën e zgjedhjeve është pranuar materiali nga zgjedhjet në veri pa ndonjë problem. Pas përfundimit të procedurave do t’i kemi edhe rezultatet përfundimtare. Nesër do të fillojë numërimi i votave me kusht”, ka thënë Halimi.

Por, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka a kërkuar sqarime shtesë rreth numërimit të votave me kusht dhe me postë.

“Në këtë informatë nuk morëm informata se vota janë me kusht, sa me postë si zakonisht që na njoftoni, edhe kur fillon numërimi”, ka thënë Daka.

Por, ajo nuk mori një përgjigje nga kryeshefi, Enis Halimi.

“Është hera e parë që nuk na jepen detaje sa vota kanë qenë me kusht. Kjo s’ka ndodhur asnjëherë. Kjo informatë që na është dhënë tregon që këtë e kemi ditë dje, pres që gjatë ditës të informohemi për atë qe kemi pritë përgjigje”, ka thënë Daka.

Të dielën, në katër komunat në veri të vendit janë mbajtur zgjedhje të jashtëzakonshme.

Sipas rezultateve preliminare, Lista Serbe ka fituar në katër komunat me shumicë serbe.

https://kallxo.com/kqz-shpall-rezultatet-preliminare-per-kryetare-te-kater-komunave-ne-veri/