Pamje nga një mbledhje e KQZ-së - Foto: KALLXO.com

KQZ Flet për 12 Orët e Votimeve

Sipas kryetares së KQZ-së, Valdete Daka, në nivel vendi kanë votuar 38.10 për qind e qytetarëve me të drejtë vote gjatë ditës së sotme në zgjedhjet për balotazh në 19 komuna të vendit.

Ajo është shprehur e kënaqur me mbarëvajtjen e procesit të votimit dhe falënderoi vëzhguesit vendorë e ndërkombëtarë, policinë dhe prokurorinë e shtetit, si dhe mediat për mbulimin gjithëditor të procesit zgjedhor.

Daka rikujtoi që nga ora 19:00 ka filluar afati për ankesa dhe parashtresa.