KPMSHC: Novobërda Shembull i Bashkëpunimit Ndërkomunitar

 Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil ka vlerësuar lartë punën e Komunës së Novobërdës në nivelin e bashkëpunimit të nëpunësve civilë të komuniteteve të ndryshme

Novobërda u vizitua nga Kryetari i KPMSHC-së Shkëmb Manaj dhe zyrtarë të tjerë ku u takuan me Kryetarin e Komunës Svetislav Ivanoviq dhe Nënkryetarin Bajrush Ymeri.

Sipas Komunikatës së KPMSHCK-së, Manaj po ashtu theksoi se kjo komunë qëndron mirë me ruajtjen e stafit civil.

Kjo Komunë është shembull i bashkëpunimit ndërmjet nëpunësve civilë të komuniteteve të ndryshme….pavarësisht ndryshimit të pushteteve, është ruajtur shërbimi civil”, tha Manaj.

Në anën tjetër, Kryetari i Komunës, Ivanoviq u zotua për zbatim të vendimeve të Këshillit

“Vizitat e tilla nga përfaqësuesit e institucioneve qendrore janë të mirëseardhura dhe si të tilla i ndihmojnë komunës në zbatimin e ligjit dhe që Komuna e Novobërdës  do t’i zbatoj të gjitha vendimet dhe rekomandimet e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civilë të Kosovës”, tha Ivanoviq