KPK - 10.05.2019

KPK zgjedh anëtarët e Task-Forcës për Krimet e Luftës

 

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka mbajtur mbledhjen e 167-të ku ka vendosur për zgjedhjen e anëtarëve për krijimin e Task-Forcës, sipas Strategjisë për Krimet e Luftës.

Sipas kësaj Strategjie, Task-Forca do të ketë një anëtar  nga KPK-ja, nënkryetarin Arben Ismaili, një nga Prokuroria e Shtetit, prokurorja Drita Hajdari dhe një nga Policia, Fadil Gashi.

Ndërsa anëtarë të grupit monitorues për Strategjinë Krimeve të Luftës do të jetë kryesuesi i KPK-së Bahri Hyseni, kryeprokurori Aleksandër Lumezi, një anëtar nga Policia, Afrim Kasolli dhe një përfaqësues i BE-së.

Gjithashtu në këtë mbledhje KPK-ja miratoi kërkesën e kryeprokurorit në Prokurorinë Themelore të Gjakovës,  Ali Selimaj, i cili kishte kërkuar avancimin e një prokurori nga Departamenti i Përgjithshëm në Departamentin për të mitur, pasi prokurori aktual në këtë departament, Xhavit Osmani del në pension më 29 maj të këtij viti.

Këshilli ka miratuar kërkesën dhe nga data 13 maj është afati prej 15 ditëve për avancimin e prokurorit të ri në Departamentin e të miturve.

Pikat e tjera të ditës  si informata nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit dhe dy raste disiplinore u vendosen të mbahen pa praninë  e mediave.