Nga një mbledhje e Këshillit Prokurorial | Foto: KALLXO.com

KPK Reagon për Kërcënimet ndaj Prokuroreve

Këshilli Prokurorial i Kosovës përmes një njoftimi për media shprehu shqetësimin lidhur me kërcënimin që u është bërë prokuroreve të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Radica Miliq, njëherësh anëtare e KPK-së  dhe Fikrije Sylejmani, e që ndërlidhet me punën e tyre zyrtare.

“Për ne si Këshill, aktet e tilla të kërcënimeve ndaj prokurorëve janë të patolerueshme dhe se të njëjtat merren shumë seriozisht. Ne qëndrojmë fuqishëm pranë prokurorëve, i mbështesim ata në punën e tyre të përditshme dhe i inkurajojmë në përmbushjen e misionit të tyre”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës.

Këshilli Prokurorial i Kosovës siguron publikun se kjo çështje është duke u trajtuar seriozisht dhe me nivelin e duhur të urgjencës të cilën e meriton kjo situatë.

Më 6 prill KALLXO.com shkroi për kërcënimin e Mehdi Sefës, prokurorit të Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore në Prizren

http://kallxo.com/kercenohet-prokurori-krimeve-te-renda-ne-prizren/

Këshilli Prokurorial e kishte dënuar edhe kërcënimin ndaj prokurorit Sefa.

http://kallxo.com/kpk-patolerueshem-kercenimi-prokurorit-sefa/

Më pas të dyshuarit për kërcënim të prokurorit i ishte caktuar arresti shtëpiak.

http://kallxo.com/arrest-shtepiak-kercenuesit-te-prokurorit-sefa/