KPK falenderon “Internews Kosova” për trajnimet në paraqitjen publike

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni ka falenderuar “Internews Kosova” lidhur me projektin e përbashkët për trajnime në fushën e paraqitjes publike.

Ai në Konferencën Vjetore të Prokurorëve tha se këto trajnime kanë ndihmuar në fushën e paraqitjes publike të Prokurorisë dhe rrjedhimisht rritjen e besimit të qytetarëve

“Ne jemi në proces të avancimit të imazhit publik të Prokurorit të Shtetit me qëllim të rritjes së besim para qytetarëve, paraqitja e punës publike duhet të jetë sipas standardeve të larta.Në këtë drejtim në përkrahje të partnerëve ndërkombëtarë dhe vendor në veçanti projekti i zbatuar nga “Internews Kosova” ka realizuar dhe po vazhdon të realizojë trajnime për të pasur paraqitjen e duhur publike e cila do të ndikoj në rritjen e transparencës dhe besimit të publikut në punën e Prokurorit të Shtetit”, tha Hyseni.

Sot po mbahet konferenca vjetore e prokurorëve ku ishte paraparë të marrin pjesë edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri mirëpo asnjëri nuk ishte prezent.

“Internews Kosova” organizon seminar trajnues për kryeprokurorë, prokurorë dhe zyrtarë komunikimi