Pamje nga një Mbledhje e Këshillit Prokurorial | Foto: KALLXO.com

KPK: 89 prokurorë do t’i nënshtrohen vlerësimit të performancës

Një ndër pikat e rendit të ditës në mbledhjen e 160-të të Këshillit Prokurorial të Kosovës ishte votimi i planit për vlerësimin e performancës së prokurorëve.

Drejtori i komisionit për vlerësimin e performancës, Valon Jupa, tha se këtij procesi do t’i nënshtrohen 89 prokurorë.

“89 prokurorët të cilët duhet t’i nënshtrohen vlerësimit të performancës, në këtë drejtim janë nga tre kategoritë e prokurorëve, ku 44 nga ta janë me mandat të përhershëm, 23 janë me mandat fillestar dhe 22 me mandat fillestar të dytë”, tha Jupa.

Pas kësaj anëtaret e Këshillit me vota unanime e miratuan planin për vlerësimin e performancës së 89 prokurorëve.