Kosovarët, kredi deri n ‘fyt

Banka Qendrore e Kosovës thotë se kemi një rritje të kredive që janë marrë nga qytetarët dhe bizneset. Të dhënat e publikuara tregojnë se kreditë kanë arritur në një vlerë prej 2 miliardë e 661 milionë euro.

Prej tyre, Bizneset kanë sasinë më të madhe të kredive, apo 1 miliard e 697 milionë euro, apo një rritje për këtë kategori prej 10.9%.

Ndërsa, ekonomitë familjare kanë marrë kredi nga bankat 958 milionë euro, apo një rritje prej 12%.

Pjesa më e madhe e kredive kanë një kohë të maturitetit deri në 10 vjet, apo nga 5 deri në 10 vjet. Një numër shumë i vogël i kredive janë me shkallë të maturitetit (kohëzgjatje) prej mbi 10 vjet.

https://kallxo.com/depozitat-marramendese-te-familjeve-te-pasura-kosovare/