Foto: FFK

Kosova U19 nxjerr barazim në ndeshjen me Austrinë

Ka përfunduar takimi mes kombëtareve të Austrisë dhe Kosovës për grupmoshat nën 19-vjeç (U19) me rezultat 0:0, ndeshje kjo që u zhvillua në kuadër të kualifikimeve për EURO U19.

Kosova ndodhet në grupin e shtatë të kualifikimeve së bashku me Austrinë, Hungarinë dhe Slloveninë.

Ndeshjen e ardhshme djemtë e Ramiz Krasniqit e luajnë me 13 tetor me nikoqirin Hungarinë, ndërsa me 16 tetor e përmbyllin xhiron kundër Sllovenisë.