Kosova në Pasqyrë Numerike

Kjo agjenci shifrat i dha në publikimin “Invest in Kosovo”.

Buxheti i Kosovës i  planifikuar për vitin 2016 është 1.6 miliardë euro.

Buxheti i shtetit parasheh të gjitha të ardhurat dhe shpenzimet e vendit përbrenda periudhës njëvjeçare. Buxheti miratohet në Kuvend me Ligjin për Buxhetin.

Bruto Produkti Vendor (BPV) që pasqyron  perfomancën ekonomike të një vendi për një periudhë të caktuar, deri në vitin 2014 ishte 5.579 miliardë euro, apo 2,995 euro për kokë banori.

Në Kosovë rritja ekonomike ishte 3.3 për qind dhe kjo rritje sipas Agjencisë për  Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve (KEISA) në publikim “Invest in Kosovo”  është nxitur kryesisht nga sektori privat.

Rritja ekonomike paraqet rritjen e prodhimtarisë dhe kapaciteteve tjera të një ekonomie të një vendi.

Sipas KEISA-së  për pesë vitet e fundit Kosova kishte një inflacion mesatar 2.5 për qind.

Inflacioni parqet rritjen e vazhdueshme e çmimeve të përgjithshme, ku me një sasi të caktuara të parave mund të blihen më pak prodhime se para zhvleftësimit.

Në krye të piramidës të  sistemit bankar në Kosovë është Banka Qendrore e Kosovës (BQK). Sistemi bankar në Kosovë kryesisht dominohet nga bankat e huaja dhe me një përqindje të vogël nga ato vendase.

Agjencia në këtë publikim thotë se në sektorin financiar Kosova numëron 10 banka private, 2 skema pensionale dhe 18 institucione mikrofinanciare

Sipas Agjencisë, në fushën e biznesit janë mbi 50 ndërmarrje aktive deri në vitin 2015, ku 50 për qind e ndërmarrjeve të vogla e të mesme (NVM) angazhohen në industrinë e tregtisë.

Në anën tjetër kostoja e punës në Kosovë deri në vitin 2014 është 416 euro për fuqinë punëtore të kualifikuar dhe shkolluar mirë.

Shkalla maksimale e tatimit progresiv në të ardhura është 10 për qind. Ndërsa Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSh) aplikon dy shkallë: TVSh standarde 18 për qind dhe normën e reduktuar të TVSh-së prej 8 për qind. [interaction id=”56c43060b6c51fb652dadde3″]