Kosova me ujëmbledhës të rinj

Kosova shumë shpejtë do të bëhet më ujëmbledhës të rinj, kështu ka bërë të ditur kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj pas takimin e nëntë të Këshillit Ndërministror të Ujërave.

Sipas të paritë të qeverisë  ndërtimi i ujëmbledhësve të rinj do të hap kapitull të ri zhvillimit ekonomik.

Në Takimin e Nëntë të Këshillit Ndërministror të Ujërave, identifikuam të gjithë hapat e nevojshëm dhe adresuam çështjet që kanë të bëjnë me planifikimin afatgjatë për ndërtimin e ujëmbledhësve të rinj dhe sigurisë së akumulimeve ekzistuese në vend” ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Sipas tij Ky sektor ka vëmendjen e plotë të Qeverisë, si investim strategjik dhe afatgjatë me interes shtetëror, për ngritjen dhe sigurimin e parametrave të domosdoshëm për zhvillim gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm.