Kosova me pavijon në Edicionin e 72-të të Festivalit të Kanës

Edhepse asnjë film kosovar nuk do të jetë pjesëmarrës i Edicionit të 72-të të festivalit të filmit në Kanës të Francës, Kosova nuk do të mungojë në këtë festival.

Qendra Kinematografike e Kosovës për të tetin vit me radhë prezantohet me pavijon të përbashkët me Shqipërinë, në tregun më të madh të filmit në botë ‘Marche Du Film’, në kuadër të Festivalit të Kanës.

Përmes një njoftimi QKK bënë të ditur se gjatë ditëve sa zgjatë festivali do të promovojë filmat e fundit Kosovar në kategori dhe faza të ndryshme të zhvillimit, gjithashtu do të ketë takime me partner ndërkombëtar të kinematografisë, fonde filmi, përfaqësues të festivaleve të mëdha ndërkombëtare dhe producent e distributor të ndryshëm.

Stenda e Kosovës gjendet në Village International Riviera – Pavilioni Nr. 131.

Edicioni i 72-të i Festivalit të Filmit në Kanë është hapur dje dhe do të qëndrojë i hapur  deri më 25 maj 2019.