Kosova është pranuar si shtet i barabartë për Mastersin e Xhudos që mbahet në Rusi – Foto: Rtv21

Kosova Kthehet Pa Medalje nga Budapesti

Përkundër luftës së mirë, xhudistja kosovare Nora Gjakova u mposht nga koreania Youjeong Kwan me shënim të artë, në kategorinë -57 kilogram të Kampionatit Botëror të xhudos.

Nora ishte garuesja e fundit, pas Akilit. Në këtë mënyrë Kosova nuk arriti të sigurojë medalje këtë vit.

Nora Gjakova triumfon në rrethin e dytë

Nora Gjakova është kualifikuar në rrethin e tretë të Botërorit të xhudos, kategoria -73 kg. Pas një lufte të pakompromis, ajo me shumë meritë eliminoi favoriten, Hedvig Karakas nga Hungaria, e cila e pati përkrahjen e madhe të tifozëve.

Lufta e ardhshme e Norës është me koreanen, Youjeong Kwon, në rrethin e tretë të kategorisë -57 kg të Kampionatit Botëror të xhudos, që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Mposhtet Akil Gjakova

Akil Gjakova mposhtet në rrethin e dytë të kategorisë deri në 73 kilogramë, në Kampionatin Botëror të xhudos, që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Ai u mposht me ippon nga Rustam Orujov i Azerbajxhanit, nënkampion olimpik i “RIO 2016”.

Nora dhe Akil Gjakova e fillojnë mbarë garën

Shpresat për të fituar Kosova medalje në Kampionatin Botëror të xhudos nuk janë shuar ende.

Në garë sot janë motër dhe vëlla, Nora dhe Akil Gjakova.

Nora garoi në kategorinë deri në 57 kilogram, derisa rrethin e parë e ka kaluar pa luftë. Në të dytën pret fituesen e çiftit, Karakas Hun – Akogbeto Ben.

Akil Gjakova e filloi me fitore Kampionatin Botëror të xhudos, kategoria 73 kg.

Ai mposhti me ippon në rrethin e parë spanjollin Javier Ramirez. Në rrethin e dytë takohet me Rustam Orujov të Azerbajxhanit. /21Media