Kosova i prin grupit me 7 pikë

Kosova ka shënuar fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kombeve.

Dardanët kanë mposhtur Maltën me rezultat 3:1.

Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë, Kosova kaloi në epërsi e para në minutën ’30, me golin e Benjamin Kolollit.

Malta barazoi në minutën ’51, me golin e Andre Aguis.

Në minutën ’68, Vedat Muriqi e riktheu epërsinë e Kosovës.

Dhe në minutën ’81, Kololli shënon përsëri duke e ngritur rezultatin 3 me 1, i cili ishte edhe rezultati përfundimtar.

Me këtë fitore, kombëtarja e Kosovës përforcohet në pozitën e parë të grupit.