Kim Mehmeti. Foto: Kallxo.com

Kosova është bërë varrezë masive e ëndrrave dhe shpresave për të rinjtë

Kosova është shndërruar në një varrezë masive e shpresës dhe ëndrrave për të rinjtë e saj.

Kështu ka vlerësuar shkrimtari dhe publicisti shqiptar Kim Mehmeti.

Ai ka kujtuar kur Kosova kishte qenë djep i atdhetarisë, ndërsa tani sipas tij më nuk është e tillë.

Sipas analistit shqiptar nga Maqedonia, për këtë gjendje janë vetë elitat politike në Kosovë.

“Kosova është bërë varresh masive e ëndrrave dhe shpresave rinore, dhe ajo rini thotë vetëm na i jepni pasaportat të dalim jashtë, kurrgjë më nuk u intereson. Kosova prej një djepi të atdhetarisë shqiptare u bë djep i dëshpërimit shqiptar, ku unë shkoj çdo ditë në Kosovë dhe të vetmen që dëgjoj është nga të ri një është sesi të dalim nga Kosova. A ne, e kishim Kosovën që na ushqente me atdhetari, e këtë neve nuk na bën as të huajt as serbët, na bën elitat tona politike”, ka thënë Kim Mehmeti në një intervistë për Gazetën Jeta në Kosovë, raporton KALLXO.com.

Ai ka thënë se është mëkat të keqpërdoret varfëria e një populli nga udhëheqësit e shtetit. Këtë po e bëjnë sipas Mehmetit, burrështetasit e Kosovës.

“Nuk ka mëkat më të madh politik sesa ta keqpërdorësh varfërinë e popullit tënd, nuk ka mëkat më të madh politik, nuk ka kriminel më të mëdhenjtë politik sesa ata që e keqpërdorin pashpresën e një rinie, kryesisht burrështetasit e Kosovës e bëjnë  këtë, e keqpërdorin dëshpërimin e një rinie”, ka thënë ai.

 

Kim Mehmeti: Thaçi po e kopjon idenë e ndarjes nga Dobrica Qosiq

.