190121115618-02-caracas-venezuela-protest-0121-super-tease CNN

Kosova e njeh Juan Guaidon si President të Venezuelës

Republika e Kosovës e njeh zyrtarisht si President të Venezuelës Juan Guiado. Kjo është konfirmuar nga Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli .

Ai përmes një postimi në Twitter ka uruar popullin e Venezuelës.

“Kosova zyrtarisht njeh Juan Guaidó si presidenti të përkohshëm të Venezuelës. Në emër të popullit dhe Qeverisë së Kosovës, zotëri Guaidos dhe popullit të Venezuelës i urojmë dhe dëshirojmë gjithë të mirat në rrugën tuaj për të rivendosur demokracinë dhe ne qëndrojmë me ju derisa të kthehet liria”, ka shkruar Pacolli në Twitter.

 


Juan Guaidon si President të Venezuelës e njeh edhe SHBA-ja. Vetëshpallja e tij është shoqëruar me protesta në Venezuelë nga ku deri më tani kanë mbetur të vdekur katër persona. Marshi protestues është organizuar nga presidenti i vetëshpallur Guiado, duke i bërë thirrje ushtrisë të mos i nënshtrohen qeverisë.