'Kosova’ e Jusuf Buxhovit promovohet në dy universitetet e Tetovës

Tri vëllimet e fundit të monografisë, “Kosova” të Jusuf Buxhovit do të promovohen gjatë kësaj jave në dy universitetet tetovare.

Të mërkurën, më 7 nëntor 2018, libri “Kosova” VI,VII dhe VIII, promovohet në Universitetin e Tetovës, duke filluar nga ora 11,30, ndërsa një ditë më vonë, të enjten, 8 nëntor 2018, duke filluar nga ora 13:00, libri i Buxhovit promovohet në Universitetin Evropian po në Tetovë

Përveç promovimit Buxhovi para studentëve të Universitetit Evropian të Tetovës, do të mbajë edhe një ligjërata me temën, “Vendi i shqiptarëve në Maqedoni i parë nga këndvështrimi historik, etnik dhe politike nga antikiteti deri te koha jonë”.

Po të enjten, gjatë qëndrimit në Tetovë, autori do të ketë edhe një takim me lexuesit dhe dashamirët e librit në Librarinë “Nobel”.