‘Kosova’ e Buxhovit promovohet në Kroaci

Tri vëllimet e fundit të librit historiografik “Kosova VI, VII dhe VIII” të Jusuf Buxhovit janë promovuar të hënën me 11 shkurt 2019,  në Zagreb të Kroacisë në kuadër të  “Javës së Kosovës në Kroaci”, ku me shumë manifestime kulturore dhe artistike shënohet 11 vjetorit i pavarësisë së Kosovës.

Përmes një njoftimin në llogarinë e tij në rrjetin social, Fejsbuk, krijuesi Buxhovi ka bërë të ditur se promovimi është organizuar nga Këshilli i Pakicës Kombëtare Shqiptare në Zagreb dhe Qyteti i Zagrebit. Ndërsa për  veprën e Buxhovit ka folur historiani Njazi Muhamedi.

Gjatë qëndrimit në Zagreb, historiani Buxhovi do të pritet në Rektoratin e Universitetit të Zagrebit nga rektori, prof.dr. Damir Boras si dhe në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kroacisë, me ç’rast, në këtë institucion me renome shkencore do të bisedohet për projektet e përbashkëta hulumtuese, sidomos ato që prekin raportet shqiptare-kroate nga mesjeta e tutje.