ARKIV - Prishtinë

Kosova bëhet me aplikacion online për cilësinë e ajrit

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi së bashku me përfaqësuesit e Zyrës së BE-së në Kosovë, do të bëjnë lansimin e Aplikacionit  për prezantimin e të dhënave online për cilësinë e ajrit.

Aplikacioni për Android dhe IOS, i krijuar  me përkrahjen e Komisionit Evropian, do të ofrojë informata mbi cilësinë e ajrit nga  stacionet monitoruese që ka IHMK-MMPH, si dhe mbi pasojat e ndotjes së ajrit në shëndet.

Lansimi i aplikacionit do të bëhet nga ora 10:00, në kabinetin e Ministrit Matoshi, kati 17, ish objekti Rilindja.