Foto: Kuvendi i Kosoves

Kosova anëtare e Bordit drejtues të Rrjetit Global Parlamentar të BB dhe FMN

Kosova është zgjedhur sot anëtare e Bordit drejtues të Rrjetit Global Parlamentar të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar për tri vite.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate nga Zyra për media e Kuvendit të Kosovës.

“Në një garë shumë të ashpër ndërmjet përfaqësuesve të 166 shteteve të botës, Kosova është zgjedhur sot anëtare e Bordit drejtues të Rrjetit Global Parlamentar të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar”, thuhet në komunikatë.

Tutje thuhet se deputetja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë më së shumti vota në këto zgjedhje me votim të fshehtë, falë angazhimit të madh të delegacionit të Kosovës të përbërë nga deputetet Doruntinë Maloku, Xhevahire Izmaku dhe Safete Hadërgjonaj, të cilat po qëndrojnë prej disa ditësh në Ëashington DC.

Sipas njoftimit, në këtë garë, përveç shteteve mike, Kosova ka marrë mbështetje edhe nga shumë shtete jonjohëse.

Kosova, do të jetë pjesë e Bordit Drejtues, i cili ka nëntë anëtarë, për tri vjet.